Verifikimi i llogarisë në adsense

Sunday, 29 December 2013

Por përpara se të vijmë këtu duhet më parë të themi dhe hapat e tjerë. Fillimisht, duhet të kemi marrë dritën jeshile nga grupi i Adsensit dhe të jemi aprovuar, të kemi futur të dhënat tona përsa i përket emrit dhe mbiemrit, adresën, numrin e telefonit, mënyrën e pagesën si dhe llojin e valutës (dollarë $, paund £, euro €) Kjo është një pikë shumë e rëndësishme dhe duhet të jepni të dhënat tuaja të sakta tamam siç janë në dokumentat tuaja pasi në bazë të tyre do të paguheni. KUJDES!!! Mendohuni mirë pra sepse nuk do të keni mundësi t'i ndryshoni më vonë të gjitha të dhënat. Sidomos emrin dhe shtetin ndërsa adresa mund të ndryshojë, kurse mënyra e pagesës me çek apo me transfertë bankare është në varësi të vendit ku banoni.

Pra pasi keni dhenë një adresë, dhe të ardhurat tuaja kanë arritur kuotën e 10€. Google Adsense dërgon në adresën që keni dhënë më lart një fletëpalosje me ku në të është PIN-i juaj.



Më anët e PIN-it ju verifikoheni duke aktivizuar plotësisht llogarinë tuaj. Ju do të njoftoheni kur bëhet postimi i kësaj letre e cila mund të vonojë nga 2 javë deri në 2 muaj.



Në rast se nuk e merrni këtë PIN (dmth fletëpalosjen) mund të kërkoni deri në tre herë t'ju dërgojnë PIN-in dhe nëse kalon një periudhë kohore më e gjatë se 5 muaj pa qënë të verifikuar, reklamat tuaja do të dalin bosh përkohësisht derisa të bëhet verifikimi. Nëse keni probleme me PIN-in ose për të patur një verifikim më të shpejtë këshillohet të bëni verifikim duke dërguar nga llogaria e Adsensit një fotografi apo skanim të letërnjoftimit ose pasaportës tuaj, foto të një llogarie bankare ku në të të duket dhe adresa juaj, po patët edhe ndonje kartë automati (ATM card) me emtin tuaj akoma më mirë fotografojeni dhe atë dhe dërgojini. Verifikimi ka për t'u bërë brenda disa orëve dhe nuk do të keni nevojë të fusni as PIN-in.

How to earn money online - SI TE FITOJ PARA ONLINE? KJO ESHTE CESHTJA

Po te ishte gjalle Shekspiri kete do te thoshte me siguri  dhe normale qe nuk do te kishte famen qe ka sepse do t'a kishin zhdepur ne copy/paste dhe pastaj hajde gjeje se kush eshte autori i vertete. Ka mjaft kohe qe qarkullojne lajme se behen PARA online edhe se u be deti kos. Dhe ne fakt eshte e vertete pjesa e pare mund te nxjerresh para online vertem se nuk eshte bere deti kos. Te pakten jo ne menyre te ligjshme, por duhet shume pune, orgjinalitet, kohe dhe ore te shpenzuara per te, dedikim dhe shume pune, a e thashe njehere kete... Tani mjaft e zgjate do te thoni ju NE DUAM LEKE, e di qe doni por kini durim do te arrijme deri atje.



Pervec lekeve te shumta qe fitohen ne internet me te shumte jane ata qe kane dale per te na "ndihmuar" per te nxerre leke dhe me ne fund perfundojme te behemi klientet e tyre duke harxhuar kohe te cmuar, kontribute dhe shpesh here leke "te shpenzuara mire" nga "ofertat" e software-sh qe na kane rekomanduar per t'i dhene fuqi sajtit apo biznesit tone per te perfituar nje SEO me te mire apo me shume trafik etj etj. Ok le te fillojme nga zero, mesimi per sot eshte ky; ne kete faqe ketu kemi tre reklama, une paguhem per to me numrin e shfaqjeve te reklamave tek lexuesit plus edhe nese dikush ben klik ne nje reklame. Vlera per cdo klik apo per cdo shikim eshte e paracaktuar dhe per to nuk do flasim kesaj here, por radhes tjeter. Deri atehere duhet te mendoni se cdo gje eshte e mundur dhe se edhe ju mund te nxrirrni nje cent nga interneti sepse cdo gje me nje cent fillon, kaloshi mire flasim javes tjeter,

 
FitoPARA Free © 2011 | Designed by VPS Hosts, in collaboration with Call of Duty Modern Warfare 3, Jason Aldean Tour and Sister Act Tickets