Por përpara se të vijmë këtu duhet më parë të themi dhe hapat e tjerë. Fillimisht, duhet të kemi marrë dritën jeshile nga grupi i Adsensit dhe të jemi aprovuar, të kemi futur të dhënat tona përsa i përket emrit dhe mbiemrit, adresën, numrin e telefonit, mënyrën e pagesën si dhe llojin e valutës (dollarë $, paund £, euro €) Kjo është një pikë shumë e rëndësishme dhe duhet të jepni të dhënat tuaja të sakta tamam siç janë në dokumentat tuaja pasi në bazë të tyre do të paguheni. KUJDES!!! Mendohuni mirë pra sepse nuk do të keni mundësi t'i ndryshoni më vonë të gjitha të dhënat. Sidomos emrin dhe shtetin ndërsa adresa mund të ndryshojë, kurse mënyra e pagesës me çek apo me transfertë bankare është në varësi të vendit ku banoni.
Pra pasi keni dhenë një adresë, dhe të ardhurat tuaja kanë arritur kuotën e 10€. Google Adsense dërgon në adresën që keni dhënë më lart një fletëpalosje me ku në të është PIN-i juaj.
Më anët e PIN-it ju verifikoheni duke aktivizuar plotësisht llogarinë tuaj. Ju do të njoftoheni kur bëhet postimi i kësaj letre e cila mund të vonojë nga 2 javë deri në 2 muaj.
Në rast se nuk e merrni këtë PIN (dmth fletëpalosjen) mund të kërkoni deri në tre herë t'ju dërgojnë PIN-in dhe nëse kalon një periudhë kohore më e gjatë se 5 muaj pa qënë të verifikuar, reklamat tuaja do të dalin bosh përkohësisht derisa të bëhet verifikimi. Nëse keni probleme me PIN-in ose për të patur një verifikim më të shpejtë këshillohet të bëni verifikim duke dërguar nga llogaria e Adsensit një fotografi apo skanim të letërnjoftimit ose pasaportës tuaj, foto të një llogarie bankare ku në të të duket dhe adresa juaj, po patët edhe ndonje kartë automati (ATM card) me emtin tuaj akoma më mirë fotografojeni dhe atë dhe dërgojini. Verifikimi ka për t'u bërë brenda disa orëve dhe nuk do të keni nevojë të fusni as PIN-in.
Verifikimi i llogarisë në adsense
at
16:15
Sunday, 29 December 2013



